Një rrezik i fshehur? Çamçakëzi mund të jetë burim mikroplastike sipas një studimi të fundit

Plastika ndodhet kudo. Shumë produkte që përdorim në jetën e përditshme, si dërrasat e prerjes, rrobat dhe sfungjerët e pastrimit, mund të ekspozojnë njerëzit ndaj grimcave të vogla plastike me përmasa mikrometrike, të quajtura mikroplastikë. Tani, edhe çamçakëzi mund të shtohet në këtë listë. Në një studim pilot, studiuesit zbuluan se përtypja e çamçakëzit mund të çlirojë qindra deri në mijëra mikroplastikë për çdo copë në pështymë, duke e bërë të mundshme gëlltitjen e tyre.
Studiuesit do të paraqesin rezultatet e tyre në takimin pranveror të Shoqatës Amerikane të Kimisë (ACS). Ky takim, ACS Pranverë 2025, do të mbahet nga 23 deri më 27 mars dhe do të përfshijë rreth 12,000 prezantime mbi tema të ndryshme shkencore.
“Qëllimi ynë nuk është të alarmojmë askënd”, thotë Sanjay Mohanty, drejtuesi i projektit dhe profesor i inxhinierisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA). “Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse mikroplastika është e rrezikshme për njerëzit apo jo. Nuk ka prova klinike te njerëzit. Por e dimë që jemi të ekspozuar ndaj plastikës çdo ditë, dhe kjo është ajo që donim të shqyrtonim”.
Studime te kafshët dhe qelizat njerëzore tregojnë se mikroplastika mund të jetë e dëmshme, ndaj, ndërsa presim përgjigje më përfundimtare nga komuniteti shkencor, individët mund të marrin masa për të reduktuar ekspozimin e tyre ndaj mikroplastikës.

Shkencëtarët vlerësojnë se njerëzit konsumojnë dhjetëra mijëra mikroplastikë (me përmasa nga 1 mikrometër deri në 5 milimetra) çdo vit përmes ushqimeve, pijeve, paketimit plastik, veshjeve dhe proceseve të prodhimit. Megjithatë, çamçakëzi si një burim i mundshëm i mikroplastikës nuk është studiuar gjerësisht, pavarësisht popullaritetit të tij në mbarë botën. Prandaj, Mohanty dhe një studente e diplomuar në laboratorin e tij, Lisa Lowe, deshën të përcaktonin se sa mikroplastikë mund të gëlltisë një person nga përtypja e çamçakëzit natyral dhe sintetik.
Çamçakëzët përbëhen nga një bazë elastike, ëmbëltues, aromatizues dhe përbërës të tjerë. Produktet natyrale të çamçakëzit përdorin një polimer bimor, si chicle ose lëngu i pemëve të tjera, për të arritur përtypshmërinë e duhur, ndërsa produktet e tjera përdorin baza gome sintetike nga polimerët e naftës.
“Hipotetiza jonë fillestare ishte që çamçakëzët sintetikë do të kishin shumë më tepër mikroplastikë, sepse baza e tyre është një lloj plastike”, thotë Lowe, e cila filloi projektin si praktikante në UCLA dhe është prezantuesja e këtij studimi.
Studiuesit testuan pesë marka çamçakëzi sintetik dhe pesë marka çamçakëzi natyral, të gjitha të disponueshme në treg. Mohanty shpjegon se ata donin të minimizonin ndikimin e mënyrave të ndryshme të përtypjes dhe përbërjes së pështymës te njerëzit, prandaj përdorën një person të vetëm për të përtypur nga shtatë copë për çdo markë.
Në laborator, personi përtypi çdo copë çamçakëzi për 4 minuta, duke prodhuar mostra të pështymës çdo 30 sekonda, e më pas bëri një shpëlarje përfundimtare të gojës me ujë të pastër. Në një eksperiment tjetër, mostrat e pështymës u mblodhën në intervale të ndryshme për 20 minuta për të matur shkallën e çlirimit të mikroplastikës nga çdo copë çamçakëzi. Më pas, studiuesit matën numrin e mikroplastikës në secilën mostër pështyme. Grimcat plastike u ngjyrosën me të kuqe dhe u numëruan nën mikroskop ose u analizuan me spektroskopinë me transformim Fourier-infrakuq, e cila përcaktoi gjithashtu përbërjen e polimerëve.
Lowe matu një mesatare prej 100 mikroplastikësh të çliruar për gram çamçakëzi, megjithëse disa copë individuale çliruan deri në 600 mikroplastikë për gram. Një copë çamçakëzi tipike peshon midis 2 dhe 6 gram, që do të thotë se një copë e madhe çamçakëzi mund të çlirojë deri në 3,000 grimca plastike. Nëse një person mesatarisht përtyp 160 deri në 180 copë çamçakëzi të vogla në vit, studiuesit vlerësojnë se kjo mund të çojë në gëlltitjen e rreth 30,000 mikroplastikëve. Nëse një person konsumon dhjetëra mijëra mikroplastikë në vit, përtypja e çamçakëzit mund të rrisë ndjeshëm këtë sasi.

“Është befasuese që si çamçakëzët sintetikë, ashtu edhe ata natyralë, çliruan sasi të ngjashme të mikroplastikës kur i përtypëm”, thotë Lowe. Të dy llojet përmbanin të njëjtët polimere: poliolefine, polietilentereftalate, poliakrilamide dhe polistirene. Polimere më të bollshme ishin poliolefinet, një grup plastikash që përfshin polietilenin dhe polipropilenin.
Shumica e mikroplastikës u shkëput nga çamçakëzi brenda dy minutave të para të përtypjes. Megjithatë, Mohanty thotë se kjo nuk ndodhi për shkak të enzimave të pështymës që i shpërbën, por për shkak të fërkimit gjatë përtypjes. Pas 8 minutash përtypjeje, 94 për qind e grimcave plastike të mbledhura gjatë testimeve ishin çliruar. Prandaj, Lowe sugjeron se për të reduktuar ekspozimin ndaj mikroplastikës nga çamçakëzi, njerëzit duhet ta përtypin një copë më gjatë në vend që të marrin një të re.
Studimi ishte i kufizuar në identifikimin e mikroplastikëve me madhësi 20 mikrometra ose më të mëdhenj për shkak të instrumenteve dhe teknikave të përdorura. Mohanty thotë se ka të ngjarë që grimca plastike edhe më të vogla nuk u zbuluan në pështymë, ndaj nevojiten kërkime shtesë për të vlerësuar çlirimin e plastikës nano-madhësi nga përtypja e çamçakëzit.
“Plastika e çliruar në pështymë është vetëm një fraksion i vogël i plastikës që ndodhet në çamçakëz”, përfundon Mohanty. “Prandaj, mendoni edhe për mjedisin dhe mos e hidhni jashtë ose mos e ngjitni në mure me çamçakëz”. Nëse çamçakëzi i përdorur nuk hidhet siç duhet, ai bëhet një burim tjetër i ndotjes plastike për mjedisin.
Kërkimi u financua nga UCLA dhe programi Maximizing Access to Research Careers në Universitetin e Hawait, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Këshilli i Mbrojtjes së Kalifornisë.
Qasja eksperimentale e studimit u miratua nga Bordi i Rishikimit të Brendshëm në UCLA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe