Një robot që “vret viruset” është duke u testuar në aeroplanët zviceranë
Një robot që “vret viruset” me dritë ultraviolet është duke u testuar në aeroplanët zviceranë në mënyrë që të rikthejë besimin e pasagjerëve dhe të ringjallë industrinë e aviacionit që po vuan pasojat e pandemisë COVID-19.
Reuters raporton se kompania zvicerane “UVeya” aktualisht po kryen prova të tilla të robotit të saj me kompaninë e aeroportit “Dnata” në aeroplanët “Embraer” “Helvetic Airways”, një kompani ajrore charter në pronësi të miliarderit zviceran Martin Ebner.
“Prodhuesit e aeroplanëve duhet të certifikojnë më tej këto pajisje dhe të studiojnë ndikimin e dritës së tyre UV në veshjet e brendshme, të cilat mund të zbehen pas shumë dezinfektimesh”, tha bashkëthemeluesi i “UVeya” Jodoc Elmiger, sipas agjencisë.
Ai shpreson që robotët e tyre pastrues mund të zvogëlojnë frikën e njerëzve nga fluturimi, edhe kur COVID-19 po qarkullon, sepse, siç tha ai, kjo është një teknologji e provuar që është përdorur për më shumë se 50 vjet në spitale dhe laboratorë dhe është shumë efikase dhe nuk lë gjurmë.
Elmiger deklaroi se një robot mund të dezinfektojë një aeroplan për 13 minuta nga fillimi deri në fund, dhe avionëve më të mëdhenj do t’ju duhet më shumë kohë.
Reuters raporton se ekipi i tij ka bërë tre prototipa deri më tani, njëri prej të cilëve u demonstrua në një aeroplan të Helvetica në aeroportin në Cyrih, ku trafiku ra me 75 për qind vitin e kaluar.
Drejtuesit e “Dnata” shpresojnë që prodhuesit e avionëve t’i miratojnë këta robotë dhe Elmiger vlerëson se çmimi i tyre mund të jetë rreth 15.000 franga zviceranë, pasi qeveritë po kërkojnë zbatimin e masave të reja për të siguruar që pasagjerët në aeroplan të mbrohen nga infeksioni, deklaron agjencia. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Nokia nxjerr tablet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City