Trajtim pa operacion dhe i personalizuar me ESWT për problemet e ereksionit

MEDICAL CENTERnë kuadër të angazhimit për të sjellë në rajon metoda moderne dhe tëpranuara shkencërisht në fushën e urologjisë, ka vënë në shërbim pajisjen Piezo ESWT(Terapia me Valë Goditëse) me origjinë gjermane.
Terapia me Valë Goditëse (ESWT), e përdorur në trajtimin e problemeve të ereksionit (disfunksionit erektil), paraqitet si një metodë bashkëkohore trajtimi, pa dhimbje, e sigurtdhe që nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale.
Kjo metodë, e aplikuar me valë goditëse meintensitet të ulët, synon të përmirësojë qarkullimin e gjakut drejt penisit dhe të aktivizojë mekanizmat natyrorë të rigjenerimit të indeve.
Sistemi Piezo ESWT, i zhvilluar me teknologji gjermane, është një metodë e pranuar në udhëzimet Shoqatës Evropiane të Urologjisë (EAU) dhe tërheq vëmendje me norma përmirësimi deri në 93% te grupet e përshtatshme të pacientëve.

Trajtimi ofron përmirësim klinik të dukshëm në një kohë të shkurtër dhe realizohet pa ndërprerë aktivitetet epërditshme të pacientit.
Specialisti i Urologjisë, Dr. Rinon Dervishi, i cili realizon këtë trajtim, u shpreh: “Problemi i ereksionit nuk ndikon vetëm në jetën seksuale, por drejtpërdrejt edhe nëvetëbesimin dhe cilësinë e përgjithshme të jetës së pacientëve. Në martesë, krizat më të neglizhuara janë problemet seksuale".

Terapia ESWT vepron mbi shkakun e problemit duke mbështetur strukturën vaskulare dhe rigjenerimin e indeve. Avantazhi më i madh i kësaj metode është se aplikohet pa operaciondhe pa medikamente, në mënyrë të padhembshme.”
Dr. Rinon Dervishi theksoi gjithashtu se trajtimi planifikohet në mënyrë të personalizuar:“Çdo pacient ka nevoja të ndryshme. Prandaj numri i seancave dhe plani i trajtimitpërcaktohen sipas vlerësimit klinik dhe rezultateve të analizave. Planifikimi i personalizuar jovetëm që rrit suksesin e trajtimit, por edhe e bën pacientin të ndihet më i sigurt gjatë gjithë procesit.”
Aplikimet e trajtimit realizohen në ambient klinik, nga mjekë specialistë, duke respektuar plotësisht privatësinë e pacientit, rregullat etike dhe standardet ndërkombëtare shëndetësore.
Me këtë shërbim të ri synohet rritja e opsioneve moderne dhe inovative të trajtimit në fushën e urologjisë në Kosovë.
Për më shumë kontaktoni në:
Tel: +383 48 522 516 / +383 44 11 66 77
Facebook: Medical Center
WEB: medicalcenter.al




















































