LAJMI I FUNDIT:

Një produkt i ri për qerpikë natyralë

Një produkt i ri për qerpikë natyralë

Një produkt i quajtur Latisse, rekomandohet në rastet e personave që kanë humbur qerpikët si pasojë e sëmundjes që njihet me emrin hipotrikosis apo edhe për shkaqe të tjera.

Produkti nga Kompania Allergan që premton rritjen e qerpikëve të rinj, të gjatë, të dendur e të errët u zbulua kur përbërësi kryesor i tij, bimatroposti, i cili përdorej te të sëmurët me glaukoma, u pa se shkaktonte shtimin dhe rritjen e fijeve të qerpikëve.

Duket se produkti funksionon vërtet. Sipas testimeve të kryera, ai dyfishon trashësinë e fijes, e bën 18 për qind më të errët në ngjyrë dhe 25 për qind më të gjatë brenda 8 javëve. Përdorimi është mjaft i thjeshtë. Ai aplikohet çdo ditë mbi rrënjën e qerpikut në formë peneli. /Telegrafi/