LAJMI I FUNDIT:

Një Porsche në hapësirë: Marka luksoze hyn në botën e videolojërave

Një Porsche në hapësirë: Marka luksoze hyn në botën e videolojërave

Porsche bën shumë gjëra vërtet interesante përveç ndërtimit të veturave.

Marka ka veshje, këpucë, aksesorë – madje edhe rrokaqiej.

Por ju nuk do të jeni në gjendje të blini projektin e fundit të Porsche nëse nuk jeni personazh në videolojën e ardhshme, Intergalactic: The Hereetic Prophet.


Porsche punoi me zhvilluesin Naughty Dog (Crash Bandicoot, Uncharted, The Last of Us) për të krijuar një anije kozmike të personalizuar posaçërisht për thrillerin më të ri fantastiko-shkencor ndërgalaktik të studios, përcjell Telegrafi.

Quhet Porsche 984 Tempest NDX – duke lënë të kuptohet për konceptin e veturës me dy vende të viteve 1980 që nuk arriti kurrë në prodhim.

Dhe është mjeti kryesor i transportit për protagonistin e lojës, Jordan A. Mun.

Anija duket mjaft futuriste nga brenda me një pjesë të vogël të teknologjisë retro të viteve 1980, gjithashtu të vendosura në kabinën, e cila përshtatet me estetikën e lojës Blade Runner.

Vetë loja nuk ka një datë prezantimi, por ndoshta nuk do të dalë në shitje deri diku në vitin 2026.

Sa për Porsche, kjo nuk është anija e parë kozmike e prodhuesit të automjeteve, e dizajnuar me porosi.

Në vitin 2020, Porsche krijoi një anije për filmin Star Wars: The Rise of Skywalker. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij

Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Kalo në kategori