Një pjesë e madhe e qytetit të Tetovës, vazhdon të luftojë për një pikë uji. Banorët ujin për pije e sigurojnë nëpër burime alternative. Ata shprehen të zhgënjyer nga komuna, e cila sipas tyre, deri më tani vetëm ka premtuar zgjidhje për ujin dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, njofton Alsat M.
“Me mungesën e ujit kemi shumë probleme, unë jetoj në lagjen 188, pikë uji nuk kam, ka gjashtë ditë që pikë uji nuk kam aspak. Kam qenë tek ujësjellësi nuk marrin në dorë, jo vetëm unë por kanë mungesë edhe tjerët”.
“Prej qytetit ne nuk kemi ujë për të pirë. Kemi një pus lartë mëhalla vet e kemi bë, por kemi vendos rregull përdorimi, e ndalim pastaj e lëshojmë, ditën e ndalojmë në mbrëmje e lëshojmë”.
“ Kjo lagje mbi të gjitha dhe lagjet sipër nesh këtu kanë shumë pak ujë. Them pak se ka keqpërdorim tejmase që për çdo ditë e shohim me sytë tonë- ankohen disa banorë- u ankuan disa banorë.
Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” nga ana tjetër pohon se nuk ka restrikcione. Mungesën e ujit nëpër disa lagje, e arsyeton me keqpërdorimet e mëdha të ujit gjatë stinës së verës, ndërsa problemi tjetër është, sistemi i vjetër i ujësjellësit. Megjithatë të pyetur se cfarë po ndodh me ujësjellësin e ri të Tetovës Ndërmarrja “Tetova” arsyetohet.
Jemi fazën e pastrimit të gypave. Kemi lëshuar ujin diku rreth 18 kilometra por nga faza e parë e ndërtimit kanë kaluar më shumë se dhjetë vite apo 15 dhe ka dëmtime por kemi filluar riparimet. Shpresoj që në mesin e muajit të ardhshëm ta lëshojmë në përdorim-tha Xhelal Ceka, Drejtor i NPK Tetova.
Ujësjellësi i Tetovës, ka filluar të ndërtohet që para dy dekadash, dhe për të njëjtin, janë ndarë deri më tani miliona euro. Paratë janë harxhuar, gjoja për investime në ujësjellësin, por përveç që ujësjellësi ende nuk ka përfunduar nuk ka sqarime se as ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert