Gjatë muajit të Ramazanit, tavolina e iftarit shpesh mbushet me shumë ushqime, por ajo që e bën vërtet të veçantë momentin e agjërimit janë pijet e lehta dhe natyrale.

Pas një dite të gjatë agjërimi, organizmi kërkon diçka freskuese, të butë për stomakun dhe njëkohësisht ushqyese. Një zgjedhje shumë e mirë për këto mbrëmje është kompoti me fruta Hortex dhe kardamomi: një pije aromatike, e ngrohtë ose e ftohtë, që përshtatet perfekt me atmosferën e Ramazanit.


Përbërësit:

  • 1 paketim Kompot Mix Frutash nga Hortex,
  • 60 g mjaltë,
  • 1 litër ujë,
  • 3 kokrra kardamom.
Përgatitja:

Hapi 1:

Në një tenxhere hidhni ujin dhe shtoni përzierjen e frutave së bashku me kokrrat e kardamomit. Lëreni të zihet në temperaturë të ulët për rreth 15 minuta, derisa frutat të zbuten dhe aroma të përhapet.

Hapi 2:

Pasi kompoti të jetë gati, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Në fund shtoni mjaltin dhe përziejeni derisa të shkrihet plotësisht. Kompoti mund të shërbehet i ngrohtë për një ndjesi më qetësuese pas iftarit ose i ftohtë për një freski të këndshme gjatë mbrëmjes.

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, receta të tilla të thjeshta, me fruta dhe përbërës natyral, janë një mënyrë e mirë për ta periudhën pas iftarit të këndshme e me atmosferë. Në vend të pijeve të rënda apo shumë të ëmbla, një kompot i përgatitur në shtëpi sjell diçka origjinale, diçka më ndryshe për ju dhe familjen tuaj.