Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti raportohet se gjatë arrestimit i kishte sulmuar policët.

Rasti ka ndodhur më 9 qershor, transmeton Telegrafi.


"Raportohet se gjatë arrestimit të të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës", ka njoftuar policia.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë me urdhër të prokurorit./Telegrafi/