LAJMI I FUNDIT:

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:40 në rrugën “Ilir Merturi”, në Klinë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes policia ka hasur njërin nga viktimat i cili ishte i shtrirë dhe i lënduar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën ‘Ilir Merturi’ nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar”, thuhet në njoftim.


Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim i njëjti ёshtё dёrguar për trajtim nё spital, gjithashtu edhe tre tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё.

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tutje në njoftim bëhet e ditur se tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave tё dyshuar.

“Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё pistoletё M57, njё karikator i sё njёjtёs armë, pesё fishekё kal: 7.62mm, dy gёzhoja kal:7.62mm, njё mjet i mprehtë (brisk)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori