Një person pa shenja jete gjendet në një veturë në Pejë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në një veturë në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
“Sot në orën 09:10 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një person është në një veturë, e ku dyshohet se është pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e tij", theksoi ai.
Gashi tha se ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































