Një person i lënduar në aksidentin me tri vetura në magjistralen Deçan–Pejë

Një aksident trafiku është raportuar sot rreth orës 08:50 në magjistralen Deçan–Pejë, konkretisht në fshatin Raushiq, ku janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar rastin për Telegrafin, duke shtuar se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































