Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Leposaviq.

Sipas raportimit, viktima jetonte i vetëm dhe, sipas disa të afërmve, nuk ishte përgjigjur në telefon, çka kishte ngritur shqetësime për gjendjen e tij.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe zjarrfikësit, të cilët kanë hapur me forcë derën e banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.