(Përditësuar) - Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lybeniq të Pejës, ku një person ka rënë në gropën e një bunari që po hapej në afërsi të varrezave të fshatit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin duke theksuar se gropa ishte me thellësi të konsiderueshme.


“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, ka deklaruar Gashi.

Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat e sakta të rastit.

Derisa më vonë këtyre ekipeve iu është bashkuar edhe një ekip e Forcë së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar policia e Pejës./Telegrafi/