Fakti që bota e verërave po ndryshon edhe te ne shqiptarët me një ritëm të shpejtë të lë pa frymë, ishte e dukshme në kohën deri sa unë marr kohë për t‘i vizituar kantinat e verës në Kosovë dhe Shqipëri
Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër
Ndërsa vjeljet e shkëlqyera nga vite në vite, vihet në dispozicion për ngjëruesit fillestar të dashamirëve shqiptar të verës. Një mori verërash mahnitëse që vijnë nga rajone të ndryshme vreshtare shqiptare, të vjetra dhe të reja – një Vranç dhe një Cabernet sauvignon nga Rahoveci i Anadrinit, një Sauvignon Blanc nga Theranda, një Dibrak ose Rrush Rahoveci i Anadrinit nga Malësi e vogël, një Kallmet i ekuilibruar nga Lezha, Shkodra apo Rrësheni i Mirditës, Shesh i bardhë dhe një Shesh i zi nga rrethi i Durrësit dhe Tiranës, një Lavandar apo një Serin kadifeje beratase, varietete këto vendase, janë vetëm disa shembuj që shijova unë e që i sjellë në ketë shkrim.
Sigurisht, jam i lumtur tani që shijoj verëra shqiptare për çdo vjet e më të mira. Verëtarët e të cilave verëra frymëzohen nga përvojat e prodhueseve ndërkombëtar, një magjepsje pothuajse e pakufishme për atë që ka ndodhur në këtë fushë gjatë viteve dhe dekadave të fundit në vendet tona.
Kur më në fund shijoj stile të ndryshme të verërave nga prodhues shqiptar, emocionohem që fillimisht paraqitemi pikërisht me cilësi krahasimisht me prodhimet ndërkombëtare, sa shpejtë dhe sa mirë. Për mua është po aq emocionuese të dëgjoja klasikët e Cabernetit me famë botërore nga vlerësimet e tyre me Cabernetin kosovar, apo Kadarken hungareze me Kallmetin shqiptar, apo Chardonnay kosovar e krahasuar ne cilësi me atë franceze.
Disa nga ndryshimet ne cilësi nga koha e sistemit komunist që nuk pranohej cilësia e tyre në tregun ndërkombëtar, tani paraqiten pikërisht nga vendi ynë si verërat me karakter mahnitës. StoneCastle, fabrika e re e ëndrrave të verës së kuqe dhe të bardhë të thatë Kosovare, janë mjaft të dukshme dhe prekin tregun amerikan dhe më të gjerë ndërkombëtar.
Në raste të tjera, ka ndryshime delikate për t’u zbuluar që nuk vihen re menjëherë, si për shembull kantinat e vogla familjare ne Rahovec, Therandë, Berat, Rreshen, Durrës, rreth Tirane e tjera ose ndryshimi stilistik në verërat e shumë rajoneve shqiptare për shkak të ngrohjes globale. Kjo vlen për lartësitë e larta në Alpet e shqiptare, si për vreshtat në lartësitë mbidetare të Mirditës, Malësisë së Shkodrës, Korçës dhe Dibrës.
Në këtë shkrim timin, dëshiroj që verërat e reja në trojet shqiptare, dhe për shumë njerëz të jashtëzakonshëm që qëndrojnë pas dëshirës për pirjen e verërave dhe që së bashku sjellin një transformim themelor të botës së verërave, t‘i kërkojnë dhe t‘i konsumojnë verërat e prodhueseve të shkëlqyeshëm shqiptar.
Sigurisht, disa nga historitë e tyre tashmë janë treguar. Ajo që është e veçantë këtu, megjithatë, është konteksti global në të cilin qëndrojmë. Sepse në këtë kontekst zhvillohet e ardhmja dhe jo vetëm në verë. Të pimë verërat tona këto prodhime të vlerësuara dhe nga të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sa i rëndësishëm është gjumi për shëndetin mendor? – Neurologu shpjegon pasojat që nuk merren seriozisht

Kur dhimbja nuk duket në analiza dhe sfida e pranimit të migrenës si diagnozë – sqaron neurologu Blerim Myftiu

Nëse Helicobacter pylori nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë