Një palë xhinse Levi's të viteve 1880 janë shitur në një ankand në një qytet të vogël në New Mexico për më shumë se 87 mijë dollarë.

Xhinset -- të gjetura në një minierë të braktisur nga një "arkeolog i xhinseve" -- u blenë nga 23-vjeçari Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë, transmeton Telegrafi.


"Ne nuk kishim ndonjë plan për t'i blerë xhinset së bashku derisa filloi ankandi, gjë që është disi e çmendur t'i shikosh prapa", tha Stevenson për CNN.

Pantallonat u shitën për 87, 400 dollarë - një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse - duke përfshirë një çmim prej 15 për qind të blerësit.

Hautner pagoi 90 për qind, ndërsa Stevenson kontribuoi me 10-përqindëshin e mbetur. /Telegrafi/

Jeans