LAJMI I FUNDIT:

Një orë para, një pas, dhe shumë dëme për shëndetin e ekonominë: Arsyet bindëse pse ekspertët nuk duan t’i lëvizin akrepat e orës!

Një orë para, një pas, dhe shumë dëme për shëndetin e ekonominë: Arsyet bindëse pse ekspertët nuk duan t’i lëvizin akrepat e orës!

Po vjen koha kur njerëzit në gjithë Evropën do të pyesin: a duhet t’i lëvizim akrepat e orës një orë para apo prapa? Një pjesë e ekspertëve besojnë se kjo dilemë është problemi më i vogël në historinë e ndryshimit të orës. Kritikët e kësaj praktike thonë se kjo gjë e ka humbur kuptimin, ndërsa për të mbështetur pikëpamjet e tyre ata u bazuan në shkencë.

Shtyrja e akrepave të orës mund të shkaktojë rraskapitje
Lexo po ashtu Shtyrja e akrepave të orës mund të shkaktojë rraskapitje

Në një konferencë në Bruksel, profesori i Neuroshkencës në Oksford, Russell Foster, dhe kolegu i tij në Universitetin e Munihut, Till Roenneberg, kanë paraqitur për publikun përfundimet e arritura nga studimi i ndikimit të lëvizjes së akrepave në zakonet e gjumit të individëve.


Mendimi i tyre është se kthimi i kohës për një orë prapa nuk sjell kursime, se ndikon në shëndetin tonë dhe shton kostot e përgjithshme të ekonomisë, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi i orës: Shqetësimet në shëndetin tonë!
Lexo po ashtu Ndryshimi i orës: Shqetësimet në shëndetin tonë!

Sa i përket shëndetësisë, lëvizja e akrepave ndikon në orën tonë biologjike, e pasojat negative janë sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Ata shtojnë se me ndryshimin e orës ndodhin më shumë aksidente të trafikut dhe komplikime gjatë veprimeve të ndryshime.

Në aspektin e humbjeve financiare dhe ekonomike, vlerësohet se për shkak të dy ndryshimeve të orës në vit, Bashkimi Evropian humb 1-2 për qind të PBB-së së saj, apo rreth 300 miliardë euro.

Eurodeputeti austriak, Heinz Becker, i bëri thirrje Komisionit Evropian që më në fund të shfuqizojë këtë praktikë pasi, siç thotë ai, sjell vetëm dëme.

Ndryshimi i orës, truket për të kapur ritmin
Lexo po ashtu Ndryshimi i orës, truket për të kapur ritmin

Perandoria e dikurshme e Gjermanisë ishte shteti i parë që më 1916 ka zbatuar këtë praktikë. Është thënë gjithmonë se arsyeja e ndryshimit të orës ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori