LAJMI I FUNDIT:

Afera për rezervat shtetërore – nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit

Afera për rezervat shtetërore – nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve në aferën për rezervat shtetërore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.


“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurit I.L dhe H.G për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më tej në njoftim thuhet se “gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit I.L, H.G dhe R.M, të njëjtëve iu  ka  caktuar  masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin. Masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”.

Të dyshuarit, ndaj të cilëve u caktua 30 ditë paraburgim janë dy zyrtarë të MINT-it, drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, person që u raportua i afërt me kryeministrin Albin Kurti, raportojnë mediat.

Arrestimi i tre personave, bastisjet në MINT e prona tjera dhe deklaratat – gjithçka rreth rastit të rezervave shtetërore
Lexo po ashtu Arrestimi i tre personave, bastisjet në MINT e prona tjera dhe deklaratat – gjithçka rreth rastit të rezervave shtetërore

Dy zyrtarët e MINT-it akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i arrestuari i tretë dyshohet për “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Ndryshe, të premten me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës-Njësia e Veçantë e hetimeve të premten ka realizuar bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku arrestoi dy zyrtarët.

Po ashtu të premten Policia bastisi një shtëpi, dy banesa dhe një restorant ndërsa arrestoi Ridvan Muharremi, që në media u raportua si person i afër me kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori