LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për mashtrim me bileta të aeroplanit

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për mashtrim me bileta të aeroplanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurve M.K dhe A.B, nga kompania “Prishtina Jet”, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale mashtrimi dhe shmangie nga tatimi.

Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.K dhe A.B për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa M.K dyshohet se ka kryer edhe veprën penale Shmangie nga tatimi nga neni 307 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorisë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.K dhe A.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”.

Policia fton të paraqiten qytetarët e mashtruar me bileta aeroplani nga “Prishtina Jet”
Lexo po ashtu Policia fton të paraqiten qytetarët e mashtruar me bileta aeroplani nga “Prishtina Jet”

Sipas njoftimit, gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit M.K dhe A.B gjendet në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale në këtë të fazë të procedurës, ngase të njëjtit kanë zhvilluar aktivitet të kundërligjshëm dhe atë në bashkëkryerje duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve përmes agjencionit të tyre, andaj po të lihen në liri, të njëjtit do ti ikin përgjegjësisë penale dhe me këtë do të pengojnë edhe rrjedhën e procedurës penale,  po ashtu nëse lihen në liri, të pandehurit do ti përsërisin veprat të ngjashme penale dhe me këtë do të vazhdoj edhe më tutje dëmtimi i pasurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurit M.K dhe A.B dyshohen nga prokuroria se në bashkëkryerje, përmes fakteve të rreme përmes Agjencisë Turistike ‘Prishtina Jet’ iu kanë shitur bashkatdhetarëve/të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit në Kosovë me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi aktual, e të cilat fluturime nuk janë realizuar edhe përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori