LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vrasje e rëndë”.

Sipas një njoftimi për media, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Krim brenda familjes në Fushë Kosovë, dyshohet se motra vrau motrën
Lexo po ashtu Krim brenda familjes në Fushë Kosovë, dyshohet se motra vrau motrën

“Gjyqtari i  Procedurës Paraprake ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi  1 nën paragrafi  1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së,  ngase pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe karakteristikat e saj personale, ekziston rreziku që e njëjta mund të përsëris vepra të tilla apo të tjera penale ngase e njëjta dyshohet se ka privuar nga jeta motrën e saj dhe se qëndrimi i saj në liri do të ishte rrezik për anëtarët e tjerë të familjes”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim theksohet se e pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë.

“Kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori