Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një mobilieri në Ferizaj është përfshirë nga zjarri, gjersa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në ora 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt.


“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në mobilierinë e tij ka shpërthyer një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it”, thuhet në raport.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/