LAJMI I FUNDIT:

Një ministre gej në qeverinë e Serbisë

Një ministre gej në qeverinë e Serbisë

Qeverisë së Serbisë do ti shtohet një ministre e re e cila i takon orientimit seksual gej.

Portali mondo.rs, shkruan se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e di se ministrja e ardhshme e Administrimit shtetëror dhe e vet administrimit lokal e Serbisë  Ana Brnabiç është gej, porse përcaktimet private nuk i interesojnë.

“Ana Brnabiç  dhe unë kemi biseduar për këtë aspekt. Ajo nuk e fsheh këtë, flet me krenari për përkatësinë e saj . Ajo është aq e mirë dhe e dashur”, ka thënë Vuçiq.


Ndërkohë ai ka treguar se ministrja e ardhshme i ka thënë se do të diskutojnë rreth kësaj çështje, por se ai i është përgjigjur se “i intereson vetëm ajo që mund të bëjë”.