LAJMI I FUNDIT:

Një kompani amerikane po përshpejton punën për një vaksinë kundër COVID-19

Një kompani amerikane po përshpejton punën për një vaksinë kundër COVID-19

Ndërmarrja amerikane e bioteknologjisë  ‘Moderna’ ka njoftuar se ka përshpejtuar punën në zhvillimin e një vaksine eksperimentale kundër COVID-19 dhe se pret që të fillojë fazat e mëvonshme të provave klinike në fillim të verës.

Kompania ka njoftuar se së shpejti do të fillojë studimet klinike në fazën e mesme, dhe CEO i saj Stéphane Bancel tha se ekziston mundësia që në vitin 2021 ata të marrin miratimin për të reklamuar një ilaç të quajtur mRNA-1273, transmeton Telegrafi.


‘Moderna’ është një nga shumë kompani të bioteknologjisë që kërkon të zhvillojë një vaksinë efektive kundër coronavirusit, i cili ua ka marrë jetën më shumë se 262,000 njerëzve në të gjithë botën dhe ka infektuar 3.77 milionë deri më tani.

Nuk ka asnjë ilaç ose vaksinë të aprovuar për këtë sëmundje të frymëmarrjes të shkaktuar nga coronavirusi i ri, megjithëse disa pacientë janë duke u trajtuar me disa ilaçe që janë miratuar për përdorim në një situatë krize. /Telegrafi/