Një kohë të gjatë rrotulloheni në krevat dhe nuk mund flini gjumë? Keni ngrënë ushqim të gabueshëm
Ata që hanë ushqime shumë të kripura kanë një problem të madh
Nëse rrotulloheni në shtrat për orë të tëra dhe përpiqeni të flini gjumë dhe shkaku nuk është as kafeina, as brengat që ju shqetësojnë, ekspertët thonë se problemet e gjumit mund të shkaktohen nga ushqimi i zakonshëm që përdorni çdo ditë – kripa, transmeton Telegrafi.
Një studim i Shoqërisë Evropiane të Endokrinologjisë tregoi se ushqimet e kripura mund të zgjasin ndjeshëm kohën e nevojshme për të fjetur dhe mund të shkaktojnë zgjime më të shpeshta gjatë natës dhe të çrregullojnë gjumin.
Kjo u tregua te pjesëmarrësit që hëngrën ushqime të kripura para gjumit dhe kur më në fund ranë në gjumë, ushqimet e kripura ua shkurtuan fazën e gjumit REM dhe vazhduan të pengojnë gjumin dhe për disa shkaktoi makth.
Pavarësisht orës tuaj të trupit, mungesa e gjumit do t’ju shkaktojë probleme fizike dhe mendore.
Flini mjaftueshëm në mënyrë që të sekretohet mjaft melatonia, mos pini duhan, mos përdorni produkte duhani, hani një ushqim të pasur me perime dhe fruta, ushtroni rregullisht.
Së fundmi, mundohuni që të konsumoni 1,5L – 2,5L ujë në ditë por sa më larg orës së gjumit të natës pasi kjo mund t’ju shkaktojë zgjim natën.
Gjumë të ëmbël!
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri