LAJMI I FUNDIT:

Një klinikë veterinare gjermane ka trajnuar qentë, për të zbuluar COVID-19 – saktësia deri në 94 për qind

Një klinikë veterinare gjermane ka trajnuar qentë, për të zbuluar COVID-19 – saktësia deri në 94 për qind

Një klinikë veterinare gjermane ka trajnuar një numër të qenve për të zbuluar coronavirusin e ri në mostrat e pështymës njerëzore me saktësi 94%.

Kështu së paku shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, qentë janë të kushtëzuar të ndjejnë “erën e coronavirusit” që vjen nga qelizat tek njerëzit e infektuar, tha Esther Schalke, një veteriner në shkollën e forcave të armatosura të Gjermanisë për qentë e shërbimit, përcjell Telegrafi.


Filou, një qen belg 3-vjeçar dhe Joe Cocker, një 1-vjeçar, janë dy prej qenve që po trajnohen në Universitetin e Mjekësisë Veterinare të Hanoverit.

“Ne bëmë një studim ku kishim qen duke nuhatur mostra nga pacientë pozitivë me COVID-19 dhe mund të themi se ata kanë një probabilitet prej 94% në studimin tonë … që ata t’i nuhatin ata”, tha Holger Volk, kreu i klinikës veterinare, shkruan weforum.org.

“Kështu që qentë mund të nuhasin me të vërtetë njerëz me infeksione dhe pa infeksione, si dhe pacientë asimptomatikë dhe simptomatikë të COVID-19”, shtoi ai.

Stephan Weil, kryeministri i Saksonisë së Ulët, shteti i të cilit Hanoveri është kryeqytet, tha se ishte i impresionuar me studimin dhe bëri thirrje për një provë fizibiliteti para se qentë të vihen në përdorim në ngjarje të përditshme, të tilla si tek njerëzit që marrin pjesë në koncerte.

“Tani kemi nevojë për teste në ngjarje të zgjedhura”, tha Weil.

Ndryshe, në Finlandë, qentë e stërvitur për të zbuluar coronavirusin e ri filluan nuhatjen e mostrave të pasagjerëve në aeroportin Helsinki-Vantaa të Finlandës shtatorin e kaluar, në një projekt pilot së bashku me testimin më të zakonshëm në aeroport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori