Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 tetor), në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se personi i lënduar ka marrë tretman mjekësor.


“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Ai shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut e Kryeqytetit. /Telegrafi/