LAJMI I FUNDIT:

Një kapitull i ri për Leonorën dhe Markun

Një kapitull i ri për Leonorën dhe Markun

Këngëtari Mark Marku dhe këngëtarja Leonora Muçaj, kanë vendosur ta fillojnë një kapitull të ri të jetës së tyre.

Ata, të dielën dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë me martesë, si dhe njëkohësisht do ta bëjnë pagëzimin e djalit të tyre

Marku dhe Leonora u bënë prindër të një djali në dhjetor të vitit të kaluar dhe e quajtën Gegë.


Çifti në fjalë kanë filluar lidhjen para dy viteve, shkruan rtv21.tv.

Marku u bë i njohur nga Xfactor në Kroaci, kurse Nora ka kohë që është pjesë e estradës. Projekti i tyre i përbashkë është kënga “In Love” e publikuar para dy viteve.