Një kamion ka rrëshqitur sot duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e kushteve atmosferike në fshatin Badovc.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, nuk ka persona të lënduar.

“Një kamion ka rrëshqitur duke dal jashtë rrugës. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/