LAJMI I FUNDIT:

Një javë për t’u harruar për Haaland: Pa Kupën e Botës dhe jashtë Ligës së Kampionëve

Një javë për t’u harruar për Haaland: Pa Kupën e Botës dhe jashtë Ligës së Kampionëve

Erling Haaland është një nga emrat më të nxehtë në futbollin evropian për momentin, dhe Real Madrid e Barcelona janë vetëm dy nga shumë klubet e interesuara për 21-vjeçarin norvegjez.

Afati i transferimeve të verës së ardhshme ka të ngjarë të shohë Haalandin të jetë një figurë e spikatur dhe norvegjezit mund t’i duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij që do të bëjë që klubi aktual Borussia Dortmund të djersitet.

Në vetëm një javë, Haaland, i cili ka qenë jashtë për një muaj shkaku i një dëmtimi në ijë dhe me gjasë nuk do të kthehet deri në vitin 2022, pa Norvegjinë të dështonte të kualifikohej për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe më pas pa skuadrën e tij Dortmundin të dështonte për të kaluar grupin e Ligës së Kampionëvem pas humbjes 3-1 nga Sporting Lisbona, teksa ranë në Ligën e Evropës.


Raiola tregon se Haaland posedon shtëpi në Spanjë, alarmohen përsëri Barcelona dhe Real Madridi
Lexo po ashtu Raiola tregon se Haaland posedon shtëpi në Spanjë, alarmohen përsëri Barcelona dhe Real Madridi

Pa qenë nga një komb tradicionalisht i madh futbolli, Haaland e ka humbur tashmë Kampionatin Evropian. Kjo javë e fundit e zhgënjimeve mund ta bëjë lojtarin të shqyrtojë opsionet e tij për verën e ardhshme, pasi ai mund të kërkojë një klub që mund të garantojë përfshirjen e tij në fazat e avancuara të Ligës së Kampionëve.

Gjigantët evropianë e monitorojnë

Një numër gjigantësh evropianë do të duan Haalandin, veçanërisht me klauzolën e lirimit të tij të vendosur në 75 milionë euro nga vera e ardhshme. Por, çdo marrëveshje nuk do të jetë e lehtë, pasi Mino Raiola është agjenti i tij.

“Paketa e plotë me pagën për pesë vjet dhe tarifën e agjentit të tij, ndoshta do të vendoste koston totale midis 250 dhe 300 milionë eurosh”, tha agjenti i Toni Kroos, Volker Struth, për Sport Bild.

Real Madridi, Barcelona, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë disa nga klubet e interesuar për Haalandin.

Borussia Dortmund dëshiron t’i ofrojë rinovim Haalandit, por oferta ka një ‘truk’ në lidhje me klauzolën e tij
Lexo po ashtu Borussia Dortmund dëshiron t’i ofrojë rinovim Haalandit, por oferta ka një ‘truk’ në lidhje me klauzolën e tij

Dëshirat e Dortmundit

Skuadra e Bundesligës nuk dëshiron të humbasë Haalandin, edhe pse ka të ngjarë të duhet të pranojë fatin e tyre.

Ata aktualisht po mendojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re, duke shkuar nga nëntë milionë euro në vit në 16-18 milionë euro, por duke dyfishuar klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurosh në 150 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori