Fustane, funde, bluza, pantallona të shkurtra - nuk e dini se çfarë është më interesante për këtë italiane me stil

Nëse ju themi se Silvia Berri është në biznesin e modës që nga viti 1992, është e qartë se nuk keni nevojë të pyesni për moshën e kësaj dame.


Është fakt që tashmë me decenie kultivon shijen e saj të modës, ndërsa tani shkëlqen në profilin e Instagramit të saj, transmeton Telegrafi.

SILVIA BERRI B.B. CAMOUFLAGE

Ka diplomuar të drejtën ndërkombëtare në Milano, por tashmë është një kohë shumë të gjatë në gazetari dhe marketing.

Është nënë e dy djemve të rritur, binjakë, ka një pasion të fuqishëm ndaj udhëtimeve dhe vazhdimisht gjurmon për marka të reja mode.

banner 5 60c9f26bcd9be

Thotë që moda e intereson që nga fëmijëria, ndërsa gjithmonë e ka dashur ‘shopping’-un dhe që rregullisht mezi pret të tregojë veshjen më të re të cilën e ka blerë.

Nuk është për t’u habitur që në Instagram e ndjekin më shumë se 330 mijë njerëz.

banner 1 60ca181114126

Gjithmonë është e gatshme që t’u ndihmojë me këshilla, u përgjigjet pyetjeve të tyre lidhur me modën, stilin e jetesës, por edhe për shëndetin ose të paktën t'i mbështesni kur i drejtohen asaj në momentet e vetmisë.

Sot ajo është ambasadorja e një marke prestigjioze bizhuterish, promovon një markë kozmetike, editoi linjën e saj të parfumeve dhe në çdo gjë që vesh, në çdo kombinim të saj të modës, ndjen shpirtin e patejkalueshëm italian.

/Telegrafi/