Një inxhinier i lartë i Twitter jep dorëheqje pas defekteve në lansimin e kampanjës presidenciale të DeSantis
Një inxhinier i lartë i Twitter ka thënë se do largohet nga kompania, vetëm një ditë pasi që lansimi i kampanjës presidenciale të Ron DeSantis në platformë kishte pësuar defekte teknike.
Foad Dabiri shkroi në Twitter: “Pas pothuajse katër vitesh të mrekullueshme në Twitter, dje vendosa të largohem nga foleja”. Hyrja e DeSantis në garën për Shtëpinë e Bardhë u godit nga disa probleme pas mosfunksionimit të një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitter.
Mbi 80 për qind e forcës punëtore e firmës është shkurtuar që kur Musk e bleu atë. Dabiri nuk specifikoi pse kishte vendosur të largohej nga Twitter apo nëse kishte lidhje me problemet me eventin e DeSantis në platformë, përcjell Telegrafi.
BBC thotë se ai nuk i ishte përgjigjur një kërkese të bërë nga ana e tyre për koment mbi rastin, por ata shtojnë se as Twitter nuk kishte dhënë prononcim mbi largimin e Dabiri.
Dabiri, i cili ishte drejtuesi inxhinierik për organizatën e Rritjes në Twitter, tha në një postim në Twitter se ai kishte “përjetuar dy periudha të ndryshme” në kompani, para dhe pasi ajo u ble nga multi-miliarderi vitin e kaluar.
Në një postim tjetër Dabiri tha se tranzicioni në “2.0-shin” e Twitter ishte “masiv dhe i shpejtë”, tutje ai shtoi: “Të them se ishte sfiduese në fillim do të ishte një nënvlerësim.”
Problemet me një transmetim të drejtpërdrejtë në Twitter nënkuptonin se një event për të nisur ofertën e Desantis për nominimin presidencial republikan filloi me 20 minuta vonesë.
Guvernatori i Floridës shihet si rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump për të qenë kandidati i partisë së tyre në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeni robot bëhet me gëzof
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Razer Switchblade
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City