Një grua nga Teksasi është dënuar me 54 muaj burg federal për vjedhjen e miliona dollarëve në mallra dhe shitjen e tyre në eBay.

Kim Richardson, 63 vjeçare, pranoi të paguante 3.8 milionë dollarë si formë dëmshpërblimi pas një hetimi nga Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimit Sekret, transmeton Telegrafi.


Banorja e Dallasit vodhi nëpër dyqanet e SHBA-ve dhe më pas i shiti mallrat në eBay dhe më pas i dërgonte në adresat e blerësve përmes Federal Express dhe United Parcel Service.

201003131408 kim richardson ebay federal prison trnd exlarge 169

Richardson vodhi sende nga dyqane të shumta me pakicë. Ajo përdori mjete vjedhjeje dyqanesh për të çaktivizuar pajisjet e sigurisë dhe dilte nga dyqani duke vendosur mallin e vjedhur në një çantë të madhe të zezë që e mbante, raporton CNN.

Blerësit që blenë mallrat e vjedhura dërguan rreth 3.8 milionë dollarë në katër llogari PayPal të lidhura me Richardsonin.

Ndryshe, gjatë dënimit të saj, gjykata tha se "praktikisht është e pamundur" të identifikonte të gjithë ata që ishin viktimë e skemës së Richardsonit. /Telegrafi/