LAJMI I FUNDIT:

Një grua u hodh nga dritarja në një lumë – detaje dhe pamje të tjera nga ngjarja në Massachusetts ku qindra pasagjerë u evakuuan kur një tren u përfshi nga flakët

Një grua u hodh nga dritarja në një lumë – detaje dhe pamje të tjera nga ngjarja në Massachusetts ku qindra pasagjerë u evakuuan kur një tren u përfshi nga flakët

Ndërsa qindra udhëtarë u evakuuan kur një tren që u përfshi nga flakët derisa po kalonte një urë, një pasagjer në panik shkoi aq larg sa u hodh nga dritarja në një lumë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Massachusetts, ku zjarri filloi rreth orës 6:45 të mëngjesit teksa treni kaloi urën mbi ”Mystic River”.


Si pasojë, shumica e 200 pasagjerëve u evakuuan nga treni.

Por disa pasagjerë u detyruan të hiqnin xhamat për të shpëtuar nga vagonët e mbushur me tym më afër zjarrit.

“Ishte një zotëri që përpiqej furishëm të hapte daljen e emergjencës. Por dera nuk hapej”, tha Jennifer Thomson-Sullivan për Boston Globe. “Që nga ai moment, njerëzit filluan të hidheshin nga dritarja”.

Poftak tregoi se katër xhama në total u thyen nga udhëtarët në panik.

Ndërkohë një pasagjer u hodh në lumë – një grua e paidentifikuar që refuzoi ndihmën e reaguesve të parë.

“Një pasagjere femër e paidentifikuar u hodh nga ura në lumë”, tha shefi i zjarrfikësve të Somerville, Charles Breen për Boston Globe.

“Anija jonë detare ndodhi në lumë për stërvitje dhe doli menjëherë në vendngjarje. Gruaja nuk pranoi të hipte në varkë. Asaj iu dha një jelek shpëtimi dhe vazhdoi të notonte deri në breg… më pas ajo u largua”.

Ndërkohë guvernatori i Massachusetts, Charlie Baker e quajti incidentin një “dështim kolosal”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori