LAJMI I FUNDIT:

Një grua e shtrirë e vdekur në dyshemenë e qendrës së mbajtjes së migracionit në Libi – pamje që tregojnë realitetin atje

Një grua e shtrirë e vdekur në dyshemenë e qendrës së mbajtjes së migracionit në Libi – pamje që tregojnë realitetin atje

Janë shfaqur disa pamje që thuhet se tregojnë një grua të shtrirë të vdekur në dyshemenë e një qendre paraburgimi për emigracionin në Libi, në pamjet e fundit tronditëse të kushteve të refugjatëve në vendin e Afrikës Veriore.

Pamjet, që besohet se janë filmuar dy javë më parë nga një grup që mbërriti në Tunizi nga Libia, tregon një dhomë brenda qendrës së paraburgimit Abu Salim në Tripoli, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.


Duke treguar dhomën ku qindra azilkërkuese femra janë grumbulluar së bashku në shtretër, një grua nigeriane dëgjohet të bërtasë dhe e quan objektin një “burg”.

Dhe videoja disa sekonda përfundon me imazhin e një gruaje të kequshqyer që duket e shtrirë e vdekur në tokë, pa rroba, me sytë hapur.

“Kjo grua ka vdekur”, thotë gruaja nigeriane. “Ajo vdiq sot në mëngjes”.

Médecins Sans Frontières (MSF) dhe një burim i OKB-së konfirmuan vërtetësinë e videos dhe thanë se ajo ishte filmuar në Abu Salim.

Ndryshe, OJQ të shumta kanë raportuar incidente të përsëritura të dhunës ndaj refugjatëve dhe emigrantëve të mbajtur në objekt.

Burimi i OKB-së tha se gruaja në video, që besohet të jetë nga Somalia, mund të ketë vdekur nga tuberkulozi.

Dhjetëra azilkërkues të ndaluar në Abu Salim janë infektuar me sëmundjen, me punonjësit e ndihmës që raportojnë se po lëngojnë në dhoma të mbushura me njerëz dhe nuk kanë qasje në kujdesin mjekësor.

Organizata Refugjatë në Libi, e cila menaxhohet nga refugjatë dhe azilkërkues, tha se po hetonte rastin.

“Ne po përpiqemi të zbulojmë se kush ishte kjo grua”, ka thënë një zëdhënës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori