Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje në komunën e Shtërpcës.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa pranë viktimës është gjetur një revole.


"Shtërpcë, 19.12.2024-00:45. Është raportuar se viktima femër kosovare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një revole. Lidhur me rastin janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës", thuhet në njoftim

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/