LAJMI I FUNDIT:

Një gabim që ndoshta po e bën gjithmonë me rrobat e errëta

Një gabim që ndoshta po e bën gjithmonë me rrobat e errëta

Natyrisht, të gjithë e dinë që rrobat me ngjyra apo me printe nuk lahen me ato të bardha, sepse këto të fundit kërkojnë gjithmonë larje të specifikuar dhe të kujdesshme, por edhe rrobat me ngjyrë të errët si e zeza, e kaltra apo ngjyra të tjera të errëta kërkojnë po ashtu larje të veçantë?

Nëse i fut të gjitha veshjet me ngjyrë në rrobalarëse dhe shtyp butonin “larje e përhershme”, atëherë po bën një gabim të madh.

Rrobat e errëta e humbasin ngjyrën më lehtësisht, ndaj edhe pas disa larjes, ngjyra u zbehet shpejt. Për këtë arsye, këshillohet që gjithmonë t’i lash ato me ujë të ftohtë.


Nëse i lan me ujë të nxehtë, shpejt rrobave jo vetëm do t’u prishet cilësia, por edhe do të humbasin ngjyrën. Në një kohë shumë të shkurtër, xhinset e zeza do të të kthehen në gri.

Përveç rasteve kur rrobat kanë njolla të konsiderueshme apo janë të pista, në raste të tjera e mira është që veshjet e errëta t’i lash me procesin e shkurtër për të eliminuar çngjyrosjen.

Po ashtu një tjetër gabim që bën me rrobat e errëta është edhe tharja në rrobalarëse. Rrobat me ngjyrë të errët këshillohet të thahen natyrshëm, në mënyrë që ta ruajnë sa më gjatë ngjyrën e tyre.

Në thelb, për të mbajtur ngjyrën sa më gjatë në veshjet e errëta, e mira është t’i lash dhe t’i thash në proces të shkurtër. Në këtë mënyrë do të minimizosh venitjen e ngjyrës dhe do t’i ruash ato në kohë më të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat

Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat

Lule
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Bëje vet
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Kalo në kategori