LAJMI I FUNDIT:

Një fund, pesë kombinime tërësisht të ndryshme

Një fund, pesë kombinime tërësisht të ndryshme

Është me rëndësi të jenë ngjyrë neutrale apo dezenë dhe ju “keni përfunduar punën” për këtë sezon

Më së miri është të zgjidhni fundin nuancë të bardhë, bezhë apo pudër rozë, sepse ato mund të barten mu me të gjitha, mirëpo nëse gardëroba ju është dukshëm e thjeshtë (në të dominojnë pjesët njëngjyrëshe), mund të vendosni edhe për fundin me print megapopullor gjarpri apo me diç të ngjashme, transmeton Telegrafi.


Qe se si ta bartni midi-fundin në pesë mënyra:

1. Kombinimi ditor

Për të shkuar deri në qytet, kryerje të obligimeve të përditshme dhe për kafe me miket, midi-fundin mund ta kombinoni me fanellë të thjeshtë njëngjyrëshe dhe platformë.

View this post on Instagram

A post shared by Antonela Cupic (@nella_choo) on Jun 4, 2019 at 7:46am PDT

2. Kombinimi për punë

Këmisha e bardhë gjithmonë është pjesë e dëshirueshme për raste afariste, aq më parë në kombinim me midi-fundin dhe sandale me bllok takash të rehatshme apo baletane.

View this post on Instagram

A post shared by Nicole (@lifestyle_by_nicole) on Jun 6, 2019 at 10:29pm PDT

3. Eleganca sportive

Fanella me print dhe midi-fundi (apo e kundërta – fanella e thjeshtë dhe fundi me print) dhe atlete ideale janë bashkim edhe për një kombinim të rehatshëm.

View this post on Instagram

A post shared by FASHIONGLOW • Fashion Inspo (@fashionglowlondon) on Jun 7, 2019 at 5:59am PDT

4. Kombinimi glamuroz

Për raste mbrëmjesh apo solemnitete të ndryshme, lirisht “teprojeni” me perishane në këpucë, çantë apo bluzë, aq më parë kur me to kombinoni modelin e këtillë të fundit neutral.

View this post on Instagram

A post shared by Burgundy Boutique (@burgundy.boutik) on Jun 7, 2019 at 3:16am PDT

5. Kombinimi romantik

Bashkoni nuanca pasteli, bartni fundin me këmishë dhe kravatë rreth qafe dhe sandale me aplikacion lulesh…

View this post on Instagram

A post shared by The Prada in my Sam | Sam R (@thepradainmysam) on Jun 6, 2019 at 10:43pm PDT

/Telegrafi/