Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga prindërit është dërguar pa shenja jete një foshnje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 16:20.


“Rr. Shkupi, Obiliq 24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/