LAJMI I FUNDIT:

Një filxhan kafe në ditë mund ta parandalojë dëmtimin retinal

Një filxhan kafe në ditë mund ta parandalojë dëmtimin retinal

Adhurues të kafesë, gëzohuni! Përveç përfitimeve energjetike nga kafeja, shkencëtarët e ushqimit thonë se mund ta keni një tjetër përfitim shëndetësor nga një filxhan i kafesë në ditë: parandalimi i përkeqësimit të shikimit dhe verbimi i mundshëm nga degjenerimi i retinës për shkak të glaukomës, plakjes dhe diabetit.

Kafeja e papërpunuar, mesatarisht, ka vetëm 1 për qind kafeinë, por ajo përmban 7 deri 9 për qind acid klorogjenik, një antioksidant i fortë që parandalon degjenerim të retinës në minj, sipas një studimi nga Cornell i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry.

Retina është një shtresë e hollë e indeve në pjesën e brendshme të murit të pasmë të syrit me miliona qeliza të ndjeshme ndaj dritës dhe qeliza të tjera nervore që e marrin dhe organizojnë informacionin vizual.


Është gjithashtu një nga indet më aktive nga pikëpamja metabolike, gjë që e bën të kërkojë nivele të larta të oksigjenit dhe e bën atë të prirë ndaj stresit oksidativ. Mungesa e oksigjenit dhe prodhimi i radikaleve të lira çon në dëmtimin e indeve dhe humbjen e shikimit.

Studimi është “i rëndësishëm në të kuptuarit e ushqimeve funksionale, pra ushqimeve natyrale që japin efekte të dobishme shëndetësore”, tha Chang Y. Lee, profesor i shkencave ushqimore dhe autor i lartë i studimit.

“Kafeja është pija më e popullarizuar në botë, dhe ne jemi duke e kuptuar se çfarë përfitimi mund të kemi prej saj.”

Studimet e mëparshme kanë treguar se kafeja gjithashtu ul rrezikun e sëmundjeve kronike si Parkinsoni, kanceri i prostatës, diabeti, Alzheimeri dhe rëniet kognitive që ndërlidhen me moshën. /Telegarfi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori