Gjatë dy javëve të fundit, mijëra serbë dolën në rrugë, dy të shtuna njëra pas tjetrës, dhe bllokuan autostrada, ura dhe pika të rëndësishme rrugore për të protestuar kundër një ligji që do të lehtësojë shpronësimet. Sfondi: Koncerni ndërkombëtar Rio Tinto kërkon të ngrejë një minierë gjigante të litiumit në Serbinë perëndimore, me pasoja fatale potenciale për mjedisin. Koncerni mbështetet nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Pamjet e demonstratave në fund të nëntorit tregonin trupa me maska që vepronin kundër demonstruesve. E dukshme që ata i ishin dërguar më parë nga qeveria.
Këto pamje të kujtojnë kohën kur para pesë vjetësh burra të maskuar me makineri shkatërruan shtëpitë në qendër të Beogradit për të hapur vend për projektin e ri të madh “Belgrade Waterfront”. Problemet me fondet, me mungesën e transparencës në marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara, e kanë deformuar ndërkohë bregun e Savës me ato ndërtesat e larta. Trupa të gatshme për dhunë mbrojtën edhe portretin e gjeneralit të dikurshëm boshnjak-serb, Ratko Mladiq, që papritur u pikturua në një faqe muri në Beograd. Huliganët e eliminuan çdo përpjekje të beogradasve, të kolegëve atje, edhe timen, për të larguar nderimin që i bëhej kriminelit të dënuar për krime lufte. Këta të rinj të veshur me “hoodi” janë ata që këlthasin shpesh në stadiume e janë prej kohësh dora mbështetëse e regjimit të Vuçiqit.
Në Serbi ndjehet frika. Gati nuk ka media të pavarura në vend; kritikët baltosen dhe opozita akuzohet për tradhti kombëtare. Nëse unë e kritikoj qeverinë në Serbi, cilësohem si “lobiist shqiptar”. Në një klimë të tillë nuk ka shumë vetë që guxojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre hapur. Prandaj, protestat aktuale mjedisore kundër projektit të litiumit janë kaq inkurajuese. Ato janë të rëndësishme, sepse nuk zhvillohen vetëm në Beograd, por edhe në qytete të tjera më të vogla, ku qasja në qëndrimet kritike është më e vështirë.
Në të njëjtën kohë është fatale që shumë serbë besojnë, dhe jo aq pa ta drejtë, se Vuçiq mund të mbështetet tek përkrahja e Perëndimit, sidomos e Gjermanisë. Shumë dyshojnë se ish-kancelarja federale, Angela Merkel, e mbështeste minierën e litiumit. Sidoqoftë, diku duhet të prodhohet lënda e parë për bateritë e automjeteve elektrike “Made in Germany”. Presidenti serb ia del me projekte të tilla të sigurojë mbështetje ndërkombëtare.
Po kaq në mënyrë jotransparente si projekti i litiumit, duket se veprohet edhe me ndërtimin e metrosë në Beograd nga një konsorcium francez. Investitorë nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara me “deals” të padepërtueshëm, mund të posedojnë fabrika dhe troje të rëndësishme në Beograd. Rusia, nga ana tjetër, lejohet të dominojë sektorin energjetik. Në këtë lojë nuk bëhet fjalë vetëm për ndikim ekonomik, shkatërrim mjedisi dhe korrupsion, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Rusia dhe Kina nuk kanë interes për demokracinë dhe shtetin ligjor. Por, në Gjermani këto nuk duhen harruar kaq shpejt. Ndërkohë, jo pa të drejtë, mund të thuash se Serbia ka rrëshqitur në një diktaturë. E kjo u bë edhe me mbështetje gjermane. Angela Merkel gjithmonë e përkrahte presidentin serb. Kështu, pak ditë para zgjedhjes së tij president në prill 2017, e priti atë në zyrën e kancelarisë në Berlin. Me të drejtë, fotot e takimit u panë si mbështetje e kandidatit.
Qeveria e re gjermane do ta kishte tani mundësinë për një fillim të ri në politikën gjermane të Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi jo kritik ndaj personit dhe sundimit të tij e inkurajoi Vuçiqin për të fshikulluar edhe më tej mediat. Ndërkohë të gjitha mediat e mëdha serbe janë të vendosura në rresht në linjën e qeverisë. Nga 168 komuna në vend partia qeverisëse me aleatët e saj kontrollon 161 syresh, krahas kësaj pa dallim edhe të gjitha institucionet shtetërore.
Për një kohë të gjatë Gjermania dhe BE kishin iluzionin, se Vuçiq është partneri ideal për një kompromis me Kosovën. Por, edhe pas 10 vjetësh ndërmjetësimi BE nuk i është afruar një zgjidhjeje. Në vend të kësaj Vuçiq ka treguar para tre vjetësh se çfarë dëshiron, pra ndryshime kufijsh. Ai iu afrua në mënyrë të rrezikshme këtij qëllimi, edhe falë mbështetjes së ish-presidentit, Donald Trump, disa vendeve të BE-së dhe ish-të ngarkuarës së BE për politikën, e Jashtme, Federica Mogherini. Për fat të mirë, Merkel nuk u tund nga bindja e saj.
Megjithkëtë, Vuçiq mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quosë. Të mbash shpresë tek një autokrat si ai, se do të vijë një ditë dhe ai do të bëjë një kompromis për Kosovën është naive. Këtu është me rëndësi, që ministrja e re e Jashtme, Annalena Baerbock, të mbajë një qëndrim më kritik dhe me këtë të rivendosë besimin e qytetarëve serbë tek BE-ja. Në një kohë që në protestat në të shkuarën në Serbi e vende të tjera të Ballkanit Perëndimor gjithmonë kam parë flamuj të BE-së dhe mesazhe proeuropiane, tani këto duket se po zhduken gjithnjë e më shumë e mesazhet janë shuar.
Shumë e shohin Gjermanine dhe BE si ruajtës të status-quosë, e jo si aleat për më shumë demokraci. Edhe kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në vizitën e saj në Beograd para dy muajsh lëvdoi reformat e qeverisë, BE u bë më pak e besueshme. Në fund të fundit qëndrimi i ndrojtur kritikues i BE-së dhe Gjermanisë i dëmton njerëzit në Serbi, që gjithnjë e më shumë ndjehen të lënë në baltë. Prandaj, është inkurajuese që marrëveshja e re koalicionit qeveritar gjermane kërkon që të forcohet shteti ligjor në BE. Kjo qartësi mund të ndihmojë edhe procesin e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Qeveria e re gjermane duhet të ketë jo vetëm më shumë qartësi, por edhe guximin për të vënë në lëvizje procesin e ngrirë të anëtarësimit. Marrëveshja e koalicionit i përmend qëllimet ekzistuese të politikës gjermane e asaj të BE-së për Ballkanin Perëndimor – pra një çelje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që aktualisht bllokohet nga Bullgaria, një liberalizim të vizave me Kosovën që bllokohet nga Holanda dhe Franca, dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Të gjitha qëllime të mira, por çështja është nëse qeveria e re gjermane do të investojë aq sa duhet kapital politik dhe energji për t’i çuar vërtet përpara ato.
Vijimi i qëndrimit aktual do të ishte fatal, sepse nuk ndodh asgjë veç deklaratave qëllimmira. Nga njëra anë Gjermania së bashku me vende të BE duhet të veprojë me qartë dhe më energjikisht tek ata anëtarë që bllokojnë procesin e anëtarësimit. Sidomos bllokada bullgare kërkon një qëndrim të qartë të njësuar të 26 vendeve të tjera anëtare. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut që të njohë gjuhën e historinë e saj si variant të Bullgarishtes. Ky është nacionalizmi që BE duhet të tejkalojë në vend që ta shpërblejë atë.
Një veto e një vendi anëtar të BE kundër fillimit të bisedimeve të anëtarësimit mbi këtë bazë është e turpshme për besueshmërinë e BE. Gjermania duhet të bindë skeptikët në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ka partnerë në BE dhe SHBA për një linjë të tillë të qartë, por pa pjesëmarrjen aktive të Gjermanisë nuk ka për t’u arritur suksesi. Testi i parë për qeverinë gjermane ku do të tregohet se si do ta verë në jetë kërkesën e marrëveshjes për demokraci dhe shtet ligjor është Ballkani Perëndimor.
(Autori është profesor për historinë dhe politikën në Universitetin Karl-Franzen në Grac; koordinon “Balkans in Europe Policy Advisory Group” (BiEPAG), iniciativë kjo e konsultimit të politikës që angazhohet për demokratizimin dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje