Një femër e fortë nuk duhet t’i bëjë KURRË këto gjëra për një mashkull (dhe për asnjë tjetër)
Nëse ke rënë kokë e këmbë në dashuri me dikë ose je ende e pasigurt, nuk është një situatë e lehtë për t’u kuptuar, megjithatë mund të jesh në gjendje të kuptosh nëse dikush ka nevojë për ty, të pranon ty për atë që je apo nuk është në të njëjtën rrugë me qëllimet dhe interesat e tua.
Femrat e forta nuk bëjnë kurrë kompromise me këto gjëra. Ja cilat janë disa pika që një femër e fortë nuk i bën kurrë për një mashkull.
Të ndryshojë pamjen e jashtme
Nëse partneri yt të do për atë që je, nuk do të të propozojë kurrë që të ndryshosh, pamjen sepse ai të pëlqen ndryshe. Nëse ai të do, të do ashtu siç je, edhe me flokët e kuq, të zinj apo biondë, pavarësisht sa e shëndoshë apo e dobët je.
Të heqë dorë nga pasionet
Absolutisht askush nuk ka të drejtë të të ndryshojë qëllimet që i ke vënë vetes në jetë dhe po ashtu nuk ka të drejtë të të rrëzojë ëndrrat dhe pasionet që i ke thurur prej vitesh. Është jeta jote dhe askush nuk ka të drejtë të të thotë si duhet ta jetosh atë. Një partner i denjë është ai që i vlerëson gjithmonë përpjekjet e tua, madje edhe të inkurajon të realizosh gjithçka do.
Të presë miratimin e tij
Një femër e fortë luan gjithmonë sipas rregullave të saj dhe nuk pret konfirmim për to. Duhet të jesh e sigurt dhe të shohësh vetëm përpara për vendimet që do të marrësh vetë pa pritur miratimin e partnerit. Je e rritur mjaftueshëm për të marrë vetë vendimet dhe për të ditur se çfarë është më e mirë për ty.
Të anulojë planet dhe objektivat
Është e ndryshme të riprogramosh planet apo objektivat që i ke vënë vetes nëse të del diçka e papritur dhe e rëndësishme, por kurrsesi nuk duhet ta bësh këtë, sepse ta kërkon partneri, shkruan revista class. Nuk duhet të jesh asnjëherë në gatishmëri për të ndryshuar planet sepse ai ka në kokë të tjera.
Të ndryshojë veten
Nuk mund të ndryshosh për asnjë mashkull, madje për asnjë njeri. Dhe në qoftë se të imponohen ndryshime, atëherë një marrëdhënie nuk mund të jetë e shëndoshë, vetëm nëse do ti vetë të ndryshosh. Nëse ai të thotë ‘po bëre x, y, z, atëherë do të jesh me mua”, ta dish që qëllimi i vërtetë i tij nuk është i njëjtë me ty. Asnjëherë mos harro kush je. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalja e dhëmbëve të parë të bebes
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Provoni menynë e Monica Belluccit për linja të përsosura dhe dukje rinore
Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025