NJË ËNDËRR

Poezi nga: Ted Hughes Përktheu: Fadil BajrajËndrra jote më e keqe U bë zhgjëndërr: ajo rënie e ziles në derë – Nuk ishte rast i thjeshtë në një bilion Por meteor, drejt teposhtë oxhakut tonë Me emrin tonë në të. Jo ëndrrat, pata thënë, por yjet e ujdisura Zotërojnë një jetë. Një etje e gjithë qenies, E paepur, sikur gjumashi që thith Ajrin në mushkëri. Ti është dashur të çosh Kapakun e arkivolit për një inç. Në ëndrrën time apo në tënden? Një kuti postare e çuditshme. E nxore zarfin. Ishte Letër prej Babait tënd. ‘‘Jam në shtëpi. A mund të qëndroj me ju?’ Unë s’thashë gjë. Sa për mua, kërkesa ishte urdhër. Atëherë radhën e pat Katerdala. Chartres. Disi arritëm në Chartres. Për ty nuk ishte hera e parë. Pak gjë më kujtohet Përpos kanës së Bretanjes. Ti e pate mbushur Me gjitha që kishim. Me secilin frang të mbramë. Ti thoshe se e bëje këtë shkaku i nënës sate. Ti e pate zbrazur oksigjenin tonë Në atë kanë. Chartres (E shpëtova këtë) Të varej mbi fytyrë, një shall mëndafshi, Ta kishte nxirë, zbukurimin e shkrumbuar – Sikur pas ndonjë stuhie zjarri. Posi-murgeshë Ti përkujdeseshe ndaj atij që dikur kishte qenë yt Atë. Duke derdhur jetën tonë jashtë asaj kane Në këtë kafe mëngjesore. Pastaj e bëre Fërtele, yje të vrazhda, Dhe ia dhe nënës sate. ‘Ndërsa ty,’ më the, ‘lejen Për ta mbajtur mend këtë ëndërr. Dhe të mendohesh për të.’









































