Vò, një qytet i vogël në veri të Italisë, mund të ofrojë të dhëna se si të merreni me coronavirusin pasi autoritetet shëndetësore duket se kanë ndaluar përhapjen e COVID-19, duke parandaluar çdo infeksion të ri.
Kështu së paku thuhet në një shkrim të publikuar nga Newsweek, sipas të cilit vdekja e parë e Italisë nga COVID-19 u regjistrua në qytetin verior të Vò, një komunitet prej 3.300 vetash në Provincën e Padovës 30 milje (50 kilometra) nga Venecia.
Po sipas shkrimit në fjalë, përcjell Telegrafi, shkencëtarët e përfshirë thonë se ishte një iniciativë eksperimentale që u dha mundësi atyre të krijonin një “pamje të plotë” epidemiologjike të COVID-19, raporton Financial Times.
Siç thuhet më tej, që nga fillimi i shpërthimit, autoritetet kanë testuar dhe “rigjallëruar” secilin nga banorët e qytetit.
Testet u kryen te njerëzit nëse shfaqnin ose jo simptoma të sëmundjes.
Nga disa raporte, midis gjysmës dhe tre të katërtave të bartësve në Vò, ishin asimptomatikë.
Kështu, kushdo që u zbulua se ishte i infektuar me coronavirusin e ri u fut në karantinë – ashtu si të gjithë ata me të cilët kishin rënë në kontakt.
Testimi filloi në fund të shkurtit kur afërsisht 3 për qind e banorëve të Vò ishin infektuar me virusin që shkakton COVID-19.
Gjysma ishin asimptomatikë – prandaj nuk shfaqën simptoma si ethe, kollë dhe gulçim – simptoma tipike të sëmundjes.
Një raund i dytë i testimit ditë më vonë zbuloi se niveli i infeksionit kishte rënë në 0.3 për qind.
“Në testimin e dytë që është kryer, kemi regjistruar një rënie prej 90 për qind të shkallës së rasteve pozitive. Dhe nga të gjithë ata që ishin pozitivë në testimin e dytë, tetë persona ishin asimptomatikë”, ka thënë profesori Andrea Crisanti, një ekspert i infeksioneve në Imperial College London në Universitetin e Padovës në Itali, raporton Sky.
Në këtë drejtim thuhet se suksesi i politikës sugjeron testimin agresiv të kombinuar me karantinë të plotë të secilit që mund të infektohet mund të ndihmojë në frenimin e shpërthimit në vende të tjera.
Duke testuar të gjithë dhe jo vetëm ata që shfaqnin simptoma, autoritetet lokale ishin në gjendje të karantinojnë bartësit asimptomatikë – diçka që nuk mund të arrihet me metoda më tipike të testimit të përdorura për të konfirmuar COVID-19 tek njerëzit që tregojnë tashmë shenja të sëmundjes.
“Ne ishim në gjendje ta mbanim shpërthimin këtu sepse ne i identifikuam dhe eliminuam infeksionet dhe i izoluam”, citohet të ketë thënë Crisanti, i cili po merrte pjesë në eksperiment, duke folur për Financial Times. “Kjo është ajo që bën ndryshimin”.
“Është e qartë se nuk mund të testosh të gjithë italianët, por mund të testosh njerëz afër atyre që janë asimptomatikë”, tha Crisanti, transmeton Sky. “Ne duhet të përdorim rastet asimptomatike si një zile alarmi për të zgjeruar veprimin tonë”.
Ndërkohë, të Mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetit u kërkoi më shumë vendeve të testojnë, izolojnë dhe gjurmojnë çdo rast të ri të COVID-19 që të përmbajnë përhapjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-86-780x439.jpg)
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht