Kanë kaluar vetëm një ditë që nga publikimi i këngës së re “Djegi krejt” të Gjikos dhe Fifit.

Kënga e dyshes së njohur të estradës u prit mjaft mirë nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e mbi një milion klikimeve në YouTube.


Me tekst të shkruar nga vet këngëtarët dhe me producim të BigBang, projekti është rikthyer në një hit të kësaj periudhe.

gJIKO 1 Foto: Screenshot/YouTube

Artistët kanë bërë një paraqitje të mahnitshme, ndërkohë që u komentuan edhe për videoklipin e veçantë.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin e Redbox Entertainment.

fIFI Foto: Screenshot/YouTube

Fansat janë shprehur të kënaqur me duetin e tyre, duke i konsideruar si dy nga yjet më të talentuar të skenës muzikore shqiptare.

Gjiko po ashtu këtë vit ka qenë shumë i angazhuar edhe me projekte solo. /Telegrafi/