Policia e Kosovës tashmë e ka shtrirë autoritetin e saj në veri të Kosovës më shumë se asnjëherë më parë si dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo situate që mund të ndodh atje.
Kështu tha në një intervistë për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Gjatë intervistës, Elshani vlerëson se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, por delikate.
Duke folur për masat e ndërmarra nga nëntori 2022, ai ka përmendur disa aksione si largimi i sirenave të alarmit, konfiskime dhe sekuestrime të armëve si dhe arrestime.
Elshani ka theksuar gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të reaguar në rast të informacioneve për aktivitete kriminale.

I pyetur se si reagojnë qytetarët karshi Policisë në veri, ai pohoi se nuk ka probleme të theksuara me qytetarët e zonës, por problemet kryesore janë me shtetin e Serbisë dhe institucionet paralele.
“Po, reagimi i qytetarëve është i mirë. Nuk kemi ndonjë problem me qytetarët… Problemin më shumë e kemi me Serbinë edhe me institucionet paralele, të cilat funksionojnë këtu”, sqaroi Elshani.
Elshani tregon se si Policia e Kosovës ka ndikuar shumë që grupet kriminale të mos kenë shtrirje të aktivitetit të tyre.
“Grupet kriminale fuqinë e kanë tek paret, te të hollat, te financat. E kështu që tash jemi të shtrirë në veri më shumë se asnjëherë. Kështu që grupet kriminale dhe njerëzit më të kaluar kriminale ekzistojnë, mirëpo, fuqia e tyre është shumë e vogël”, tha ai.
Por a ka rrezik në veri të Kosovës për një Banjskë të dytë, Elshani theksoi: “Në fakt, nuk kemi raste kur nuk na i respektojnë urdhrat, sepse ne e kemi ligjin në bazë të cilit edhe veprojmë. Kemi kalu shumë një periudhë interesante…, kështu që jemi në çdo cep të veriut të Kosovës. Kemi policë të rendit mjaftueshëm. Po mendoj ka mundësi me pas pak më shumë policë të rendit, me përbërje të komunitetit që janë këtu, mirëpo kemi edhe Policinë Kufitare, Njësitë Speciale atëherë kur kemi nevojë për to. Kështu që ne jemi në numër mjaftueshëm në rast se paraqitet ndonjë problem, me u përballë me to.
Ne kemi paraparë që do të ketë probleme. Kemi paraparë që do të ketë konfrontim me armë. Kemi paraparë që mund të sulmohen patrullat policore dhe policë në përgjithësi. Po nuk e kemi paraparë një Banjskë të asaj përmase. Kështu që tash, në bazë të asaj çka kemi pa dhe në bazë të përvojës që e kemi nuk na çuditë nëse ndodh një rast i tillë. Pa marrë parasysh për neve me rëndësi është se si i përgjigjemi situatave të tilla. Kështu që ne jemi të përgatitur që t’i përgjigjemi çfarëdo situate në veri të vendit”.

Por, cili është roli i Policisë së Kosovës sa i përket Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për Operacionet me paratë e gatshme, me të cilën përjashtohet nga qarkullimi dinari serb?
“Jo nuk kemi ndonjë urdhëresë se si të veprojmë në raste të tilla. Sidoqoftë në raste se ne do të hasnim për shembull në ndonjë veturë e cila kalon nëpër pikat policore, pikat statike që ne i kemi, ose policia has në to, edhe ne me siguri që i ndalojmë dhe i verifikojmë me doganë sikur raste edhe më herët, para se të hyjë në fuqi kjo Rregullorja e BQK-së dhe e kontaktojmë Doganën, mandej varet nga Dogana se a e merr rastin Dogana apo ne me prokuror apo si të tillë. Deri tani nuk kemi pas rast të tillë”, tha Elshani.
Në fund, ai ka sugjeruar nevojën për shtrirje më të madhe të autoritetit të institucioneve të tjera të Kosovës në veri, të tilla si regjistrimi i bizneseve dhe prezencë më e madhe e Administratës Tatimore, për të konsoliduar përpjekjet e shtetit në zbatimin e legjislacionit dhe rritjen e pranisë shtetërore.
“Policia e Kosovës, ose në fakt flas për përvojën time që kam qenë nga nëntori i vitit 2022 e deri më tani, policia është e shtrirë në gjithë territorin e vendit duke përfshi edhe veriun. Sidoqoftë ne do të kishim rekomandu që institucionet e tjera për shembull ARBK-ja, AKP-ja, biznese të ndryshme, regjistrimi i bizneseve, komunat të shtrijnë më shumë autoritetin e tyre në veri të vendit me rregullore, udhëzime administrative të ndryshme, të cilat ata mund t’i nxjerrin”, ka thënë ndër të tjera Elshani për Telegrafin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë