LAJMI I FUNDIT:

Një ditë në burgun e të miturve në Kavajë, i riu: Qejfi bëhet i vogël, unë do dal 19 vjeç

Një ditë në burgun e të miturve në Kavajë, i riu: Qejfi bëhet i vogël, unë do dal 19 vjeç

Në Burgun e Kavajës janë 18 të mitur të dënuar. Kamera e Euronews Albania ishte këtë të hënë brenda ambienteve ku minorenët po vuajnë dënimin.

Të miturit nga mosha 16 deri në 18 vjeç, janë dënuar ose në proces gjykimi për vepra të ndryshme penale, nga vjedhje e deri tek më e rënda, vrasje.

Disa janë penduar për krimet e bëra, të tjerë refuzojnë të përgjigjen. Jeta brenda katër mureve, nuk ka qenë dhe fort e lehtë për ta.


“Më mungojnë shumë gjëra, të ikën rinia unë kam rënë sa kam bërë 15 vjeç, bie të dal 19 vjeç. Kam rënë për vjedhje me dhunë grabitje, vetëm se e kam pas më armë të ftohtë… Qefi bëhët kur je i vogël, me 19 unë do kap ritmin siç e kanë kapur ata në kohë time, ngel shumë mbrapa kam ngel dhe do vazhdoj”, tha një i burgosur.

Të tjerë, duket se i janë dorëzuar fatit.

“Këtu është qendër rehabilitmi, çunat më mirëpriten mirë por mahnia e burgut, emri që ka, të vret… Gjithmonë burgu ka kufizimet e veta, nuk ka lirshmëri të madhe…që nuk rrinë gjithë ditën me familjen, nuk je pranë tyre”, tha një tjetër i burgosur.

Në burgun e Kavajës, pjesën më të madhe të kohës e zënë programet e ndryshme mësimore, sociale e psikologjike për t’i ardhur në ndihmë minorenëve. Qëllimi I tyre ëshë të mos përsërisin ato vepra penale për të cilat po vuajnë dënimin.

“Paradite kemi shkollë, mbasdite kemi aktivitete, luajmë në kompjuter, futboll, palestër dhe kemi kurse profesionale. Është me sezon, njëhërë do të kalosh tek puna me dru, pastaj tek hidrauliku… diplomën e marrim këtu”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori