Shqiptari Taulant Malaj është rrëfyer gjatë marrjes së gjatë në pyetje para prokurorit publik për vrasjen e dyfishtë të vajzës së tij 16-vjeçare dhe italianit 51-vjeçar Massimo De Santis. Në dëshminë e tij bukëpjekësi shqiptar shprehet se vrasja ka ndodhur për shkak të lidhjes së gruas së tij me italianin 51-vjeçar.
“Unë e bëra videon pranë kufomave, nuk kishte asnjë arsye të veçantë. I regjistrova takimet e tyre, një ditë ai e solli me makinë me Maserati. Pasi i vrava mora në telefon vëllain tim të cilit i thashë çfarë kisha bërë. Nuk erdhi menjëherë, kishte frikë, mbërriti pas ambulancës”, tha bukëpjekësi 45-vjeçar shqiptar.
Gjatë marrjes në pyetje ai foli edhe për tentativën e vrasjes së gruas së tij, të cilën ai vazhdon ta akuzojë se ka pasur një lidhje intime me Massimon për më shumë se një vit, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë apartamentesh në Torremaggiore.
“Ata ishin takuar pas një aksidenti automobilistik, që atëherë kishin filluar të flisnin dhe të dilnin. Madje hanin bashkë. Këto takime i regjistroja me celular”, shpjegoi ai.
Sipas raportit të pretenduar, Taulant Malaj do ta kishte planifikuar masakrën po atë natë, pasi kishte kapur gruan e tij duke biseduar me Massimon.
Prokuroria ka nisur të analizojë telefonat celularë të sekuestruar nga viktimat dhe vrasësi i dyshuar, ndërkohë që një rëndësi të madhe në hetime kanë edhe dëshmitarët.
Vëllai i viktimës Gianluca De Santis, ka mohuar tashmë çdo lidhje sentimentale apo kontakte mes Massimos dhe gruas së bukëpjekësit shqiptar.
Sipas hetuesve për momentin tradhtia “nuk mund të përjashtohet por as të vërtetohet”, ashtu si “nuk ka asnjë element që të mund të thuhet se burri ka dashur të vrasë djalin e tij 5-vjeçar”, i cili ishte fshehur pas divanit, “ose se donte ta kursente” madje duke e marrë në krahë pas masakrës dhe duke i thënë gruas së tij: “Nuk po të vras se dua të të shoh duke vuajtur”.
Ndërkohë gruaja Tefta, e cila i mbijetoi masakrës dhe ndodhet ende në spital, kërkon të shohë trupin e vajzës së saj, e cila kishte ndërhyrë atë mbrëmje për ta mbrojtur.
“Unë dua ta shihja përsëri vajzën time,” tha ajo nga shtrati i spitalit të Poliklinikës Foggia ku ndodhet në spital. Sipas mjekëve, Tefta është më mirë dhe ka filluar të rikthehet vetëdija, por ende nuk janë shprehur se sa e përshtatshme mund të jetë që ai të shohë trupin e vajzës së saj dhe do të vendosin brenda 24 orëve. Për shkak se trupi i Xhesikës është në dispozicion të drejtësisë dhe për këtë arsye nevojiten autorizime./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë