LAJMI I FUNDIT:

‘Një diamant i ri në Paris’ – PSG zyrtarizon Messin

‘Një diamant i ri në Paris’ – PSG zyrtarizon Messin
(Foto: psg.fr)

Tashmë është zyrtare që Lionel Messi do të jetë futbollist i Paris Saint-Germainit, pasi diçka të tillë e ka konfirmuar klubi francez.

Pas arritjes në Paris dhe kalimit te testeve mjekësore, superylli argjentinas është konfirmuar si lojtar i ri ekipit nga Ligue.

Në faqen zyrtare të PSG-së është publikuar videoja prezantuese e 34-vjeçarit si lojtar i klubit francez.


“Një diamant i ri në Paris”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter, teksa konfirmohet bashkëpunimin ndërmjet Messit dhe PSG-së.

https://twitter.com/PSG_English/status/1425189684985143298

“Paris Saint-Germaini njofton me kënaqësi se ka nënshkruar me Leo Messin kontratë dyvjeçare me opsionin për një vit të tretë”.

Rrjedhin fotografitë e para të Messit me fanellën dhe numrin që do ta bartë te PSG
Lexo po ashtu Rrjedhin fotografitë e para të Messit me fanellën dhe numrin që do ta bartë te PSG

“Fituesi i gjashtëfishtë i Topit të Artë me plot të drejtë konsiderohet si një legjendë e futbollit dhe një frymëzim i vërtetë për të gjitha moshat, brenda dhe jashtë futbollit”.

“Nënshkrimi i Leos riforcon aspiratat e Paris Saint-Germainit, si dhe u siguron tifozëve besnikë të klubit, jo vetëm një skuadër jashtëzakonisht të talentuar, por edhe momente të mrekullueshëm futbolli në vitet në vijim”, thuhet në njoftimin e PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Kapiteni i Atalantas mori një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSG përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

PSG përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

Ligue 1

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Liga e Kampionëve vjen me ndeshje kthyese të zjarrta – vëmendja në Madrid

Liga e Kampionëve vjen me ndeshje kthyese të zjarrta – vëmendja në Madrid

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Kalo në kategori