Beogradasi 45-vjeçar ka kërcënuar gjatë ditës së sotme se do ta hedh në erë aeroportin e Podgoricës, Tivatit, hotele në Sutomore si dhe disa stacione hekurudhore, ka njoftuar Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

“Zyrtarët e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug”, Departamenti i Sigurisë së Barit, janë njoftuar mëngjesin e sotëm nga punonjësit e një hoteli në Sutomore se kanë marrë një telefonatë nga një person i panjohur ,i cili ka njoftuar se do të “hedhë në erë” hotelet dhe stacionet hekurudhore, pa specifikuar se cilat”, është bërë e ditur nga Administrata e Policisë.


Siç thanë ata, prokurori kompetent e cilësoi si vepër penale të shkaktimit të panikut dhe çrregullimit, raporton rtcg.

tivat

“Masat dhe veprimet janë ndërmarrë nga zyrtarët policorë të Policisë së Tivarit, të cilët në bashkëpunim me oficerët e NCB Interpol Podgoricës kanë kuptuar se përdorues i numrit të telefonit nga i cili është dërguar telefonata kërcënuese është P.M.(45) nga Beogradi", njoftoi policia.

Policia ka konstatuar se telefonatat e bëra mëngjesin e sotëm në numrat e telefonit të Aeroportit të Podgoricës dhe Aeroportit të Tivatit kanë ardhur nga e njëjta adresë, pra nga i njëjti numër telefoni.

Për këtë informacion është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, i cili ka nisur hetimet dhe gjatë ditëve të ardhshme do të jepen më shumë detaje. /Telegrafi/