LAJMI I FUNDIT:

Një burrë i bllokuar në borë për pesë ditë thotë se mbijetoi duke ngrënë salcë (Foto)

Një burrë i bllokuar në borë për pesë ditë thotë se mbijetoi duke ngrënë salcë (Foto)

Një burrë nga Oregon i tha autoriteteve se ai dhe qeni i tij mbijetuan duke ngrënë pako me salcë, pasi ata ishin bllokuar nga bora në automjetin e tij për pesë ditë.

Siç thuhet tutje, përcjell Telegrafi, 36-vjeçari Jeremy Taylor, i cili deshi të bënte një rrugëtim “jashtë rrugëve” në zonë, tha se ai gjendej me qenin e tij, Ally, kur vetura e tij u mbërthye në borë, ditë më parë.


Ai e kaloi natën në automjetin e tij dhe u përpoq të ecë në këmbë për të gjetur ndihmë, por kishte vështirësi për shkak të sasisë së borës që kishte rënë, thanë autoritetet.

“Jeremy qëndroi i ngrohtë gjatë katër ditëve të ardhshme duke përdorur në mënyrë periodike makinën e tij dhe përdori disa paketa salcë që ai kishte si ushqim”, tha departamenti i sherifit në Facebook.

Kjo gjendje e tij vazhdoi deri kur një burrë me një “motoçikletë bore” zbuloi makinën e tij dhe thirri policinë.

Më pas, siç shkruajnë mediat, u gjetën Taylor dhe qeni i tij, të cilët u përshkruan si të uritur por në gjendje të mirë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Fun
Kalo në kategori