LAJMI I FUNDIT:

Një banor nga Veleshta e Strugës, akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve

Një banor nga Veleshta e Strugës, akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strugë pas kryerjes së procedurës hetimore ka marrë vendim dhe ka dorëzuar aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga fshati Veleshtë për veprën penale –  Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve nga neni 193-a paragrafi 1 dhe paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal.  Është akuzuar për kryerjen e vazhdueshme të veprës penale, pasi në periudhën nga nëntori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti, përmes një sistemi kompjuterik ka transmetuar, ofruar dhe ndryshe ka vënë në dispozicion pornografi të fëmijëve, njoftoi sot Prokuroria Publike.

Në dy telefonat e tij celularë, përmes aplikacioneve të instaluara të komunikimit – Signal, Viber, Enigma, Telegram e të tjera, siç informojnë, i akuzuari iu bashkua grupeve të mbyllura me anëtarë nga disa vende të botës. Në grupet, emrat e të cilëve tregonin vetë se kishin për qëllim përhapjen e pornografisë së fëmijëve, por edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me profile private, të akuzuarit shpërndanin, dërgonin dhe merrnin foto dhe video materiale që tregonin qartë akte seksuale me të mitur ose me persona që dukeshin si të mitur. Ai gjithashtu kishte video dhe foto që tregonin pornografi të fëmijëve në celularët e tij dhe ato u gjetën kur telefonat e tij iu konfiskuan gjatë bastisjes.

Prokurori publik ka paraqitur edhe propozim të veçantë në Gjykatën Themelore në Strugë, me të cilin ka kërkuar që të pandehurit t’i vazhdohet paraburgimi, si dhe t’i konfiskohen telefonat celularë si mjet për kryerjen e veprës penale.


Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Lajme
Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Lajme
Kalo në kategori